Bregu: Shpresoj që tani fati të kthehet në anën tonë

I shënoi vjet, i shënoi edhe sivjet Flamurtarit të tij, por Dejvi Bregu po tregon se është një profesionist i vërtetë dhe nuk ndien emocione në ndeshje të tilla. Ylli i Luftëtarit shënoi një gol të bukur sot dhe shpreson që pika e marrë ndaj Flamurtarit të jetë një pikë kthese.

“Pësojmë gol me lehtësi dhe nuk shënojmë shumë. Është mungesë përqendrimi, shpresoj të dalim sa më shpejt nga kjo situatë ku jemi, që nuk e meritojmë. Krijojmë shumë raste, por nuk po shënojmë. Shpresoj që tani e tutje fati të jetë kthyer në anën tonë.

“Flamurtari përballë? Asnjë ndjenjë e veçantë, Flamurtari është njësoj si çdo rival. Është ish-klubi im, kaq.

“Mungesa e numrit 9? E vërtetë, Lamçja po luan në atë rol, por nuk është pozicioni i tij natyral. Shpresoj që klubi të ndërhyjë në janar, në mënyrë që edhe Lamçja të luajë në rolin e vet.

“Rastet e humbura? Në disa raste preferova të pasoj, duke parë shokët të lirë, ndërsa te goli isha i vetëm me portierin dhe duhej të gjuaja.

“Rastet për gol dhe pasimi i fundit? Është e vërtetë që jemi shumë lojtarë cilësor në sulm, kemi një ndër repartet sulmuese më të mira në Superiore. Është thjesht mungesë përqendrimi, por edhe fati. Duhet të bëjmë më shumë në aspektin e saktësisë para porte dhe shpresoj që në ndeshjet e ardhshme do të jemi më të saktë, si unë, ashtu edhe shokët e mi.

“E ardhmja? Nuk i dihet, është ende herët për të folur. Varet nga Zoti, varet edhe nga drejtuesit, unë për momentin vesh fanellën e Luftëtarit dhe nuk mendoj për të ardhmen.

Goli me dedikim? Çështje zemre, që nuk tregohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online