“Brdariç është trajneri më i mirë në Shqipëri“, Gurishta lë mënjanë modestinë: Jemi një hap më lart se kundërshtarët

Erdenis Gurishta ishte i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Skaner“ në “MCN TV“, ku ka folur rreth duelit me Teutën si dhe synimet e shkodranëve në këtë sezon. Kapiteni i kuqebluve është i zhgënjyer nga barazimi i djeshëm, pasi beson se ekipi i tij meritonte fitoren. Mbrojtësi i Vllaznisë është i mendimit se skuadra shkodrane ndodhet një hap më lart se kundërshtarët si dhe vlerëson në maksimum trajnerin Brdariç, të cilin e quan si më të mirin në Shqipëri.

“Këtë sezon parashikoj një kampionat shumë të fortë. Shumë ekipe janë forcuar. Besoj se do kemi një kampionat të bukur. Shumë specialist thonë që ka humbur cilësia. Nuk jam i këtij mendimi. Shumë lojtarë cilësor ka kampionati shqiptar. Barazimi me Teutën? Normalisht që nuk është rezultat i drejtë. Por kështu është futbolli. E vetmja gjë të vjen keq në atë ndeshje është se kishim lojën nën kontroll 1-0, një lojtarë më shumë. Atëherë kur mendonim se e kishim ndeshjen të fituar, atëherë Teuta na barazoi me 10 lojtarë. Nuk ka vend për pesimizëm. Duhet ta mbajmë kokën lart, sepse është vetëm java e dytë. Besoj se këtë sezon na janë afruar shumë lojtarë cilësorë. Do jetë një Vllazni shumë e fortë. Normalisht që është një pretendente në kampionat dhe në kupë.

Humbja e titullit në ndeshjen e fundit? Normalisht që nuk ka na lënë shije të mirë, sepse e humbëm kampionatin me diferencë golash. Besoj se kemi mësuar nga gabimet e vitit të kaluar dhe mund të them me plot gojë që jemi pretendentë kryesorë për fitimin e kampionatit. Jemi në rrugën e duhur, pavarësisht barazimit në ndeshjen e fundit. E shoh që kemi shumë cilësi dhe duke parë edhe kundërshtarët e tjerë, besoj se jemi një hap më lart se kundërshtarët e tjerë.

Jam i mendimit se edhe në Superkupë edhe në kampionat kundër Teutës kemi zhvilluar një ndeshje të mirë deri në pësimin e golit të parë në Superkupë për gabimin tonë. Pastaj aty u hap ekipi dhe besoj se rezultati 3-0 është një gënjeshtër. Kjo ndeshje e kampionatit ishte tjetër. E meritonim ta fitonim, por nganjëherë futbolli është i çuditshëm. Me një rast që erdhi Teuta në portë na shënoi.

Janë larguar shumë lojtarë cilësorë dhe klubi është munduar që të afrojë po lojtarë cilësorë në ato vende. Është ruajtur baza e ekipit. Jemi munduar të bëjmë përsëri po atë grup aq të mirë sa vitin e kaluar. Konfirmimi i trajnerit është diçka pozitive, sepse me atë arritëm atë sukses vitin e kaluar. Ai trajner na mori të gjithëve maksimumin. Nuk ka vend për ta komplimentuar apo për ti dalë, sepse jam kapiteni i ekipit, por vërtetë besoj se është trajneri më i mirë në Shqipëri. Jam i sigurt që Vllaznia është skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar dhe koha do e tregojë këtë gjë“, ka deklaruar Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online