I rrëmbeu barazimin me 10 lojtarë, Ermal Tahiri: Vllaznia ka probleme psikologjike me Teutën

Ermal Tahiri e sheh si një problem psikologjik faktin se Vllaznia nuk e mposht dot Teutën. Këta të fundit fituan Superkupën kundër tyre si dhe i rrëmbyen një barazim 1-1 me 10 lojtarë. I ftuar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, Tahiri shprehet se durrsakët kanë mundësinë të krijojnë një treshe mjaft të mirë të sulmit.

“E sollëm VAR-in që të jemi sa më të qetë. Vllanzia ka probleme me Teutën. Probleme psikologjike do thoja, pasi nuk po e mposht dot. Përjashtuar Kastriotin, të gjitha ekipet e Superiore janë në formë të njëjtë. Teutës iu largua Bregu, por kanë ardhur dy lojtarë që shënojnë gola. Erdhi Kallaku, erdhën edhe dy lojtarë në sulm. Luan me Plakun, por ai nuk mund të luajë 90 minuta. Mund të bëhet një treshe sulmi shumë e mirë”, është shprehur Ermal Tahiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online