Paolo Kanavaro, vëllai i të famshmit Fabio Kanavaro, është ndër më kritikët pas eliminimit të bujshëm të Italisë nga Suedia në play-off. Mbrojtësi i Sasuolos, me një postim në Instagram, sulmon të gjithë, duke nisur nga klubet, që sipas tij kanë përmbytur futbollin italian me të huaj pa kriter, ndërsa Federata italiane drejtohet nga të paaftë.
“Djema, Botërorin e nuk e humbëm ndaj Suedisë. E humbëm para 15 vitesh, kur të gjithë u turrën si të babëzitur të hanin në tryezën e fituesve. Erdhën bidonë në Itali nga çdo krah, u dhamë para e lavdi falë trajnerëve italianë, që mbeten më të mirët në botë. Shpresoj që të kemi prekur fundin dhe të rithemelohet futbolli ynë! Të largohen mumiet që administrojnë futbollin italian, të bëhet vend për të rinjtë, brenda e jashtë fushe. Shporruni, faleminderit… nderim për të madhin Bufon, që humbi mundësinë të bëhej futbollisti i vetëm që ka luajtur 6 Botërorë dhe gjithsesi doli e mori përgjegjësitë. Të mbështetim Italinë e re”.