Botërori i ri i klubeve, ja si do të mposhtet ideja e Superligës!

Kupa e Konfederatave do të zhduket duke nisur nga viti 2021 dhe do ta zëvendësojë një tjetër format interesant, i shtrirë në të gjithë rruzullin

Kupa e Konfederatave do të zhduket në verën e vitit 2021 dhe do t’i lërë vendin një turneu të ri: Botërori për klube, që do të zëvendësojë atë – jo edhe aq interesant – të dhjetorit mes kampionëve të kontinenteve. Një Botëror i vërtetë me 24 skuadra, një Champions ndërkombëtare me të gjitha kontinentet më të mira. Projekti, për të cilin është duke u diskutuar prej kohësh, po vjen me detaje. Do të jetë një turne katërvjeçar të cilit FIFA dëshiron që t’i japë shumë hijeshi duke e afruar me Botërorin: një pritje emocionuese, kualifikueset (nëpërmjet Champions kontinental të katërvjeçarit), vera, një trofe për t’u ruajtur deri në edicionin e radhës, pra atë që ndjek.

Kalendari jep mundësi që të luhet në gjysmën e dytë të qershorit, pas kualifikueseve të kombëtareve: mund të hipotizohet një turne nga 15 deri në 30 qershor. Në të cilin do të marrin kështu pjesë 24 skuadra të ndara në 8 grupe nga 3: të parat e grupeve do të kualifikohen me eliminim direkt, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Një formulë që parashikon 5 ndeshje për ata që do të mbërrijnë deri në fund të aktit.

Ashtu si lexohet te “Gazzetta dello Sport”, selia nuk do të jetë në Katar por, me shumë mundësi, në Kinë, që ka shumë uri për futboll të nivelit të lartë. Uri për të parë 12 më të fortat e Europës plus 5 amerikanojugorët, 2 afrikanët, 2 aziatikët dhe 2 amerikanoveriorët (me Oqeaninë në playoff për një vend) dhe kampionët e vendit pritës. Si të kualifikohesh? Për Europën nuk mund të mos ketë rëndësi Champions: pra, 4 fitueset e fundit, 4 finalistët e fundit dhe 4 të renditjes më të mirë UEFA.

Nëse do të merrej 4 vjeçari i fundit, do të kishim Real Madrid, Barcelona, Juventus, Atletiko Madrid dhe më pas 8 me renditje. Natyrisht, do të ketë edhe ndryshime ose përmirësime. Kjo formulë s’duhet të penalizojë Champions por t’i japë më shumë shtysa, duke larguar kështu idenë e Superligës Natyrisht, do të jenë të drejtat tv, të shitura në botë, ato që do të garantojnë premiot.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *