Merkato e çmendur, reagon ashpër UEFA!

 

Komisionet e agjentëve janë problemi kryesor dhe për të cilin do të luftohet edhe në sajë të FIFA-s. Kreu i UEFA-s, Ceferin: “I kemi kërkuar ndihmë edhe BE, por s’e kemi parë. Keqardhje për Platininë”

FIFA dëshiron Salary Cap si kundërhelm për merkaton e çmendur dhe për të ndaluar agjentët. Superfuqia e menaxherëve është nën kujdesin e UEFA-s dhe FIFA-s, kreu i futbollit europian dhe botëror: menaxherët, duke pilotuar klinetët e tyre, përfitojnë komisione të jashtëzakonshme dhe bezdisin kështu klubet. Në ndryshim nga klubet, që fitojnë shumë duke investuar po kaq, realizojnë përfitime të jashtëzakonshme pa e xhiruar apo investuar sërish në system.

Për këtë arsye është – edhe pse në mënyrë informale –  në tavolinën e studiove për rregullat e reja, që duan të stopojnë këto komisione “nën tavolinë”. Merr formë kështu një projekt i quajtur “salary cap”. Klubet e mëdha nuk e kundërshtojnë më. Madje, kanë nisur që ta kërkojnë edhe në pushtetin e futbollit.

Ashtu si lexohet te “La Repubblica”, ka qenë Real Madridi ai që ka kërkuar kështu uljen e tavanit të rrogave, pas shpenzimit të jashtëzakonshëm të PSG kundrejt Nejmarit. Dhe efekti destabilizues, për elitën e re monopoliste, nga erozioni i merkatos së investuesve të rinj dhe çdo shpenzim: arabë, kinezë (pavarësisht frenës pushtetuese, kanë mazhorancën e 28 klubeve në 8 shtete të ndryshme), indonezianë dhe në të ardhmen indianë.

Fair Play – Sakaq, presidenti i UEFA-s, Ceferin ka deklaruar në intervistën e tij për “Gazzetta dello Sport”: “Klubet njohin rregullat e fair play, ndryshe do t’ia kujtojmë ne. Nuk kanë rëndësi dimensionet ose historia: nëse nuk do t’I respektojnë, do të vuajnë pasojat. Nuk bëj emra, por të gjithë janë njësoj. Tani duhet të përshtaten. Vlerat e transferimeve janë shumëfishuar në mënyrë të pabesueshme, por ky është merkato. Nuk ekzistojnë biznese pa kufinj. Nuk jemi të kënaqur për produktin e futbollit, që është fantastic, pasi rrit fitimet dhe i shpërndan. Problemi është se ka para që dalin nga sitemi. Përqindjet për agjentët janë të larta. Jemi optimistë, megjithatë: të gjitha sportet kanë probleme. PSG? Asnjë emër. Shpresoj vetëm që të gjitha klubet të kuptojnë rregullat. Por, skenarët ndryshojnë dhe duhet të përshtatemi edhe ne. Kalimi rekord i Zidanit nga Juventusi te Real Madridi, vlen sa ai i Nejmarit sot. Do të kemi nevojë edhe për  FIFA-n. Një shtet mund të blejë një futbollist në vend të një klubi? Natyrisht që jo, por asnjë gjykim apo aludim dashakeq: të presim fundin e merkatos. Nuk komentoj të shkuarën, por nëse UEFA ndjek rregullat duhet ta bëjnë edhe klubet. Nuk e kemi vetëm me ata, flasim, i lajmërojmë, por më pas ka edhe sanksione deri në përjashtim nga turnetë”.

Revolucioni  – “Platini dhe Rumenige kishin shkuar te Komisioni i Bashkimit Europian për të kërkuar salary cap: e pamundur, iu përgjigjën. Besoj që politikanët janë shpesh negativë për arsye elektorale. Tani do të shkojmë ne në Bruksel. Në tavolinë janë salary cap, luxury tax dhe jo vetëm: mendoj për kufizimet e huazimeve, sepse një klub nuk mund të huazojë 30-vjeçarë me qëllimin për të kontrolluar merkaton, dhe sepse ka klube që kanë më shumë se 100 futbollistë nën kontratë. E para është një italiane. Diçka do të bëjmë edhe pa BE. Nuk mund të kemi konsensusin e të gjithëve, por një mbështetje të madhe po. Champions i ri 2018? Kisha kritikuar që federatat e kishin zbuluar në medie, jo përbërjen. E rëndësishme është që të gjithë të mund të marrin pjesë. Por, të jemi realistë: pesë shtetet e mëdha sjellin 86% të faturimit dhe marrin vetëm 60%. Champions i ri do të reduktojë vendet për të voglat, por të voglat do të marrin më pak më para. Spektri i një Superlige? Nuk e besoj, nuk do të jetë interesante dhe mendoj se kërcënimet nuk janë serioze. Por, të bëjmë llogari për ata që sjellin përfitime. Champions 2021-2024? Do të mbajmë të njëjtat kritere të kualifikimit. Klubet pjesëmarrëse s’mund të pakësohen. Do të flitet për shpërndarjen e përfitimeve. Italia ishte mes katër më të mirave. Italianët janë të aftë, profesionistë dhe kompetentë. Kanë aftësi të mëdha diplomatike në botë.

Favoritët dhe… – Sakaq pas shortit të hedhur, Ceferin ka dhënë edhe një parashikim, edhe pse përgjithësues: “Real, Bajern Mynih, Juventus, PSG, anglezët dhe Atletiko Madrid, që ka humbur dy finale. Ashtu si Juventusi. Në Kardif mbeta keq për Bufonin: meriton të vetmen kupë që i mungon karrierës së tij. Nëse Real Madridi do të fitonte Champions për të tretën herë do të ishte një e mirë? Do të ishte e mirë nëse e fiton ai që e meriton. Euro 2020 xhiron Europën? Një manifestim i bukur dhe simbolik, por s’do të jetë aspak e lehtë, duke menduar që jo të gjitha vendet kanë Euron si monedhë. Nuk do të jetë e lehtë ta përsërisim. Po për 2024? Do të jetë një sfidë mes dy vendeve të mëdha të futbollit: Turqia dhe Gjermania. Lamtumira e Platinisë dhe arrestimi i Vilarit? Keqardhje, sidomos në aspektin njerëzor. Mishel ishte një president i zoti dhe Vilar, edhe pse nuk është  në elektoratin tim, ka qenë gjithmonë simpatik. Çertifikatat mjekësore gjatë negociatave të merkatos? Nuk është e bukur që po përsëritet, ndonjëherë duhet të mbrojmë klubet dhe jo lojtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online