Boksieri kanadez Adonis Stevenson, ia ka dalë të zgjohet nga gjendja koma, në të cilën ndodhej që prej duelit të 1 dhjetorit ndaj ukrainasit Oleksandr Gvozdyk. Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e 41-vjeçarit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Stevenson u mund me nokaut në duelin ndaj kundërshtarit ukrainas dhe si pasojë humbi titullin kampion bote “WBC” në divizionin e peshave “Light Heavyweight”, por pak më minuta pas daljes nga ringu kanadezi humbi ndjenjat dhe doktorët e vunë në një gjendje koma artificiale për të ndalur ënjtjen në tru.