Bonuçi tradhton Milanin, Xhenoa merr pikë në “San Siro”

Nga kriza në krizë: Milani i ri nuk ndryshon fare nga ai i sezoneve të fundit, ose më saktë ka ndryshuar vetëm aktorët. Edhe pse me pronarë të rinj dhe me investime të mëdha në merkato, skuadra kuqezi është po ajo e vjetra, me shumë probleme, sulm mediokër e mesfushë pa ide.

Po mbrojtja? Bonuçi erdhi për ta bërë repart solid, por duket se i ka hequr çdo siguri që kishte. Edhe vetë ish-mbrojtësi i Juventusit është në krizë të thellë dhe sot mori karton të kuq për një bërryl ndaj një rivali në zonën kundërshtare.

Për 65 minuta me 10 lojtarë, Milani nuk mundi të bënte shumë dhe përfundoi 0-0 ndaj Xhenoas modeste, që mori atë që donte në Milano.

Tani Vinçenco Montela është “i djegur”: nëse nuk e pushon as sot, Milani nuk do ta pushojë më kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *