Basrak: Superiorja, si Seria B italiane

Sulmuesi i Partizanit Milan Basrak shënoi sot në Shkodër golin vendimtar të ndeshjes, duke treguar se është në alternativë e mirë në sulm, edhe nëse nuk janë Çani e Sukaj. Pas ndeshjes, në Supersport ai foli për golin, fitoren dhe nivelin e Superiores.

“Jam shumë i kënaqur për këtë gol, është meritë e gjithë skuadrës, që luajti një ndeshje mjaft të mirë dhe që më ndihmoi të shënoja.

“Çani e Sukaj, sa hapësira pret kur të kthehen? Është normale që ata të jenë titullarët, janë lojtarë shumë të rëndësishëm e cilësorë, por mendoj se kam vend për të tre ne.

“A pati faull te momenti i golit? Po, pësova unë faull.

“Me çfarë shënova? Me kokë, me të pasmen e saj.

“Lindur në Zvicër, formuar në Itali, si është futbolli shqiptar? I fortë, i ashpër, ka lojtarë cilësorë. Unë kam luajtur në Serinë C italiane, por këtu futbolli është superior, do ta krahasoja me Serinë B italiane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online