Bonuçi dorëzoi shiritin pas Sampit, debat Montela-Montolivo!

“Gazzetta dello Sport” dhe “Repubblica” kanë sjellë ditën e djeshme një prapaskenë të bujshme. Pas ndeshjes Sampdoria-Milan 2-0, në dhomat e zhveshjes, Leonardo Bonuçi pas kritikave të ashpra, ka vendosur që të dorëzojë shiritin e kapitenit, duke e lënë mbi tavolinë dhe duke thënë se “nëse jam unë problemi, atëherë ja ku e keni shiritin!”, thuhet të ketë qenë mesazhi i mbrojtësit përpara grupit, teksa më pas ia ka ofruar Montolivos, si ish-kapiten përpara merkatos së verës.

Mesfushori nuk e ka pranuar. Madje, sipas “Gazzetta”, Montela nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe ka debatuar me Montolivon për gjithçka ka ndodhur. Ndërsa, po sipas “Gazzetta”, Bonuçi, për të kaluar këtë moment më të vështirin në karrierë, i kishte kërkuar trajnerit Montela një ndeshje pushim, atë ndaj AEK Athinës, mesjavën e shkuar, por trajneri nuk ia dha këtë mundësi dhe i tha “t’i do të jesh në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online