Boniek, kundër VAR-it: “Polemikat s’do të ndalen!”

Zbigniev Boniek, presidenti i Federatës Polake, i intervistuar nga “La Repubblica” ka thënë edhe mendimin e tij për aplikimin e VAR-it, protagonist i javës së parë të kampionatit, duke e nisur nga ndeshja ndërmjet Juventusit, ish-skuadrës së tij dhe Kaljarit që ka inauguruar kampionatin e Serisë A 2017-18.

“Nuk ka qenë e thjeshtë siç u mendua. VAR-i duhet të ndërhyjë vetëm nëse arbitri shkakton një gabim të qartë. Nëse shihet që ka gabuar në 100% atëherë rregullohet, ndryshe s’ka nevojë. Te goli i dytë i Juves, Dibala ka ndalur topin me dorë përpara se të shënonte, e megjithatë VAR-i nuk ndërhyri. Duhet të mësohemi, por edhe arbitrat. Kam lexuar faqe e faqe protokollësh për VAR-in, duhet të përdoret vetëm në situata të qarta. Të shtunën është përdorur vend e pa vend. Ka kontakte që shihen në tv por as lojtari në fushë nuk e kupton. Do ta shihni që polemikat nuk kanë për t’u shuar. Në të kundërt, do të ketë ende. VAR nuk është sinonim i transparencës. i imagjinoj të gjithë trajnerët dhe lojtarët duke shkuar pas gjyqtarit për të parë në monitor çfarë ka ngjarë”, ka thënë Boniek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online