Bolonja, ofertë zyrtare për Memushajn

0

Ledian Memushaj dhe Seria A janë bërë për njëri-tjetrin. Pas rënies së Peskarës, skuadrës së shqiptarit në Serinë B, një tjetër klub kërkon vlonjatin. Bëhet fjalë për Bolonjën. Dëshira e skuadrës veriore prej kohësh është shprehur publikisht. Gjithsesi, drejtuesit bolonjezë dje kanë ofruar zyrtarisht një shumë interesante për të blerë kartonin e shqiptarit. Më saktë, në tavolinën e Peskarës janë 2 milionë euro për Ledian Memushajn. Kapiteni i Peskarës nuk dëshiron që të luajë në Serinë B dhe i kërkon klubit të tij, që ta shesë. Memushaj një ish-Karpi e Leçe, është një nga të preferuarit e Donadonit. Ky i fundit e sheh Ledianin si zëvendësuesin perfekt të Blerim Xhemailit, që do të kalojë në ekipin kanadez “Montreal Impact”. Aktualisht është në pritje përgjigja e Peskarës, por Memushaj është shumë pranë kuqebluve të Bolonjës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.