Edi-Nikolas Bojom ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Luftëtarit sezonin e shkuar, duke u kthyer në një lojtar kyç në qendër të mbrojtjes.
Megjithatë, këtë verë kamerunasi doli i lirë në treg dhe mori disa oferta nga Superiorja. Asnjëra nuk e bindi, edhe pse është folur se e donte me vete Milinkoviç te Kukësi.
Realisht, 28-vjeçari ka disa javë në Arabinë Saudite, me Al Vatanin në kategorinë e dytë të Arabisë Saudite.
Nivel jo i lartë, por financiarisht super, ndaj Bojom ka preferuar të zbresë në divizion inferior, ndërsa kampionati nis pas pak ditësh.