“Bashkoj Mesin me Guardiolën”, kandidati që mund të zëvendësojë Bartomeun jep premtimin e madh

0

Një vendim që ndryshoi tërësisht situatën te Barcelona dhe shkaktoi jehonë të madhe në Spanjë ishte largimi i Bartomeut. Presidenti i katalanasve e humbi tërësisht besimin dhe përkrahjen e tifozëve pas troditjes së madhe ku Lionel Mesi ishte pranë largimit, ndërsa ndarjen e pashmangshme do ta bënte Luis Suarez.

Ylli argjentinas ishte shumë afër ribashkimit me Guardiolën te Manchester City, por kjo mund të ndodhi sërish te Barcelona. Këtë ide e paraqet Victor Font, një prej kandidatëve më favor për të zëvendësuar Bartomeun.

Font është shprehur se në qendër të projektit të tij do të jetë afrimi i Guardiolës, ndërsa në vëmendje kryesore mbetet lumturia e Mesit. Gjithashtu biznesmeni spanjoll ka premtuar për kthimin në klub të ikonave si Pyjol, Xavi dhe Iniesta. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.