Bojan Kërkiç: Jam fatlum, ja çfarë vlen më shumë se fitimi i trofeve

Bojan Kërkiç ishte një nga talentët më të mëdhenj të Barcelonës së Guardiolës, por sot aktivizohet me ekipin e Stok Sitit në divizionin e dytë të futbollit anglez. Karriera e 28-vjeçarit ka shkuar në rënie, por kjo gjë nuk është një problem për sulmuesin shtatshkurtër.

Ai ka luajtur me disa nga ekipet më të mira të Europës dhe po zbavitet në Championship. Atmosfera në futbollin ishullor është unike dhe Bojan po e shijon në maksimum. Në fund dhe batuta për gjuhët e huaja dhe titujt e fituar. Këto të fundit janë ëndrra e çdo futbollisti, por Bojan i kënaqet më shumë faktit që ka shijuar eksperienca të ndryshme dhe ka mësuar gjuhë të huaja, sesa fitimi i ndonjë trofeu më shumë.

Çdo lojtar etiketohet, mua më thonin Mesi i ri. Nëse nuk xhiron, të thonë që ke dështuar. Unë kam luajtur me Barcelonën më të mirë të të gjitha kohërave, me Romën, Milanin, Ajaksin dhe kam shënuar në katër kampionatet më të mira. Unë ndihem fatlum, e di se mund të luaj në divizionin më të lartë, por ‘Championship’ më pëlqen. Mënyra se si përjetohet futbolli këtu është spektakolare. Për mua është më e rëndësishme të flas katër gjuhë, sesa të fitoj pesë tituj më shumë”, përfundon lojtari i Stok Sitit për “El Pais”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *