Shqipëria U19 u mund me rezultatin 3-0 nga Sllovakia dhe normalisht që ka shumë keqardhje për këtë disfatë, që ishte e dyta pas asaj me Ukrainën. Trajneri Erjon Bogdani, pas ndeshjes ka folur për mikrofonat e “Supersport”
“Me vjen keq për djemtë, dhanë shumë. Futbolli është i tillë. Në futboll në rastet që paraqiten duhet të jesh më i egër dhe të shënosh. Keqardhje sepse kemi prodhuar shumë futboll, shumë raste, por kemi zero pikë dhe zero gola”, tha fillimisht Bogdani.
Më tej ai shtoi: “Lojtarët marrin eksperiencën. Tani është detyra ime t’i flas lojtarëve. Si trajner nuk dua të përsëris rastet e humbura, por shoh me sa lojtarë dilnim në aksione. Golat erdhën nga gabimet teknike. Luajmë në një grup shumë të fortë, me Sllovakinë dhe Ukrainën. Këto ekipe kaq të forta të ndëshkojnë me dy raste e gjysmë dhe të shënojnë tre gola”.