Bogdani: Fitore e merituar, nga ky ekip do të dalë pasardhësi im…!

SHQIPËRI-GJEORGJI 1-0

Shënues: Çela 80′

SHQIPËRIA: Qirko, Arapi, Çela, Gjura, Abara, Rama, Gkertsos, Lakti, Burba (Myrteza 53′), Haxhiu (Koçi 69′), Mihana (Metolli 53′). (Të gatshëm: Tafa, Hysaj, Bushaj, Marishta, Kumbulla, Isufaj, Isaraj, Xhuveli). Trajner: E. Bogdani.

GJEORGJIA: Gugeshashvili, Jinjolava, Kapianze (Asatiani 77′), Mali, Kharabadze, A. Ninua (Kukhianidze 62′), Dartsmelia, Kochoroshvili (Andronikashvili 62′), N. Ninua (Tolordava 88′), Ozbetelashvili (Ergemlidze 62′), Kavtaradze (Zaridze 62′).Të gatshëm: Kereselidze, Japaridze, Purtseladze, Tabatadze, Glonti). Trajner: G. Kipiani.

GJYQTARË: O. Ferataj, E. Hatija, A. Marko, O. Yzeiraj (Shqipëri).

KARTONË TË VERDHË: Gjura 75′, Metolli 81′, Abara 90.

KARTON i KUQ: Tolordava 89′.

19-vjeçarët kuqezinj të Bogdanit kanë fituar 1-0 në miqësoren kundër moshatarëve të tyre të Gjeorgjisë. Ndeshja e luajtur në “Loni Papuçiu” të Fierit ka dhuruar emocione për publikun e pranishëm. Të dyja skuadrat kanë luajtur një futboll të shpejtë, ritmik dhe me raste të shumta sa në njërën portë, në tjetrën. Kuqezinjtë e vegjël u mjaftuan me një gol nga mesfushori i talentuar i PAOK-ut, Sadik Çela, i cili shënoi një gol të bukur me goditje dënimi. Një ndeshje e mirë për skuadrën e drejtuar nga Erjon Bogdani, që ka në dispozicion një grup të talentuar, por që ka nevojë për kohë, pasi lojtarët nuk njihen mirë me lojën e njëri-tjetrit, ndaj janë organizuar edhe stazhe të tilla përgatitore dhe miqësore ndërkombëtare. Më 1 shtator do të luhet sërish në Fier, kundër Gjeorgjisë. Ndryshe nga neshja e parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ndeshja e nesërme të luhet në orën 10.00 paradite, ndonëse nuk e ka sqaruar këtë gjë në njoftimet e saj online.

DEKLARATA – Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, edhe nëse vjen në një test miqësor. Është i këtij mendimi Erjon Bogdani, që për “Sport Ekspres” u shpreh: “Arritëm një fitore të bukur dhe plotësisht të merituar . Skuadra u shpreh mire në fushën e lojës . Krijoj volum më të madh se kundërshtari si dhe raste për shënim por nuk arriti të shënonte më shumë se 1 gol që megjithatë na mjaftojë për të na dhënë fitoren . Kështu kemi luajtur edhe në dy takimet miqësore të mëparshme me Apoloninë dhe Albpetrolin pavarësisht se nuk kemi arritur të fitojmë . Kemi ende shume punë për të bërë dhe unë besojë se deri në startin e eliminatoreve të Evropianit skuadra do të rritet akoma më shumë në lojën e sajë në të gjitha aspektet”. Sakaq, i pyetur se do të dilte një tjetër Bogdan nga kjo skuadër që ai drejton, përgjigja ishte: “Padyshim që do të dalin dhe Bogdanë të tjerë ndoshta dhe më të mirë për të shënuar në portat kundërshtare”, ka përfunduar trajneri Bogdani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online