Blerjet e Nejmar-Mbape, PSG në dhomën e hetimit të UEFA-s

Paris Seint Zhermen mbetet në pozicion aspak komod në lidhje me “fair play-n financiar”. Çështja delikate për kampionët e Francës lidhet me operacionet e merkatos, pas të cilave në Paris u transferuan Nejmar dhe Mbape.

Manovra e drejtuar nga presidenti Al Kelaifi në verën e vitit 2017 kanë bërë që PSG-ja të përfundojnë në dhomën e hetimeve. UEFA konfirmoi se dosja e klubit francez për “fair play-n financiar”, e cila u rihap gjatë korrikut të kaluar do të shqyrtohet sërish.

“Pas vendimit të ICFC, organit përgjegjës për kontrollin financiar të klubeve, për të shqyrtuar me detaje pozicionin e Paris Seint Zhermen, – njoftoi konfederata europiane në deklaratën e saj – UEFA vendosi që cështja e PSG-së të rishikohet nga Dhoma e Hetimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *