Blerja më e shtrenjtë në histori, një brazilian për sulmin e Njukasëllit

Njukasëlli ka realizuar përforcimin e parë në merkato. Blerje historike e “qymyrxhinjve”, të cilët kanë siguruar shërbimet e sulmuesit Xhoelinton për shumën e 30 milionë sterlinash, shuma më e madhe e shpenzuar në historinë e klubit anglez.

Sky Sports raporton se akordi me Hofenhajmin është arritur dhe 22-vjeçari po kryen vizitat mjekësore. Klubi gjerman e bleu Xhoelinton në verën e vitit 2015 nga Sport Refice për shumën e 2.2 milionë eurove dhe tani e shet gati 14-fish më shtrenjtë.

Njukasëlli e ndiqte prej kohësh dhe arriti që ta transferojë në “St. James Park” më në fund, duke regjistruar edhe blerjen më të shtrenjtë në histori, ndërsa Xhoelinton është gati t’iu dhurojë emocione tifozëve të rinj me golat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *