Një largim që duhet të mendohet më gjatë, Kukësi mund të fal një tjetër “Vedat Muriqi”

Nëse ka një kritikë për klubet në Superiore që duhet të diskutohet më gjatë, është padyshim menaxhimi i sportistëve. Shpeshherë shiten lojtarë në mënyrë të gabuar për shifra të ulta dhe kur shkojnë në ekipe të tjera larg Shqipërisë, u rritet çmimi shumë herë më tepër.

Një rast që duhet parë me kujdes është ai i Mirlind Dakut. Ky i fundit do të largohet nga Kukësi në janar ashtu siç kanë raportuar mediat në Kosovë muaj më parë dhe do të kthehet në “Ipko Superliga”. E kuptueshme deri diku pasi Vasil Shkurtaj i ka zvogëluar disi hapësirat, por flasim për një futbollist që nëse merr më shumë vëmendje, mund të bëj jehonë të madhe.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe sesi Mirlind Daku bën gjithmonë diferencën te Kosova U-21 ndaj Kombëtareve më të njohura. Pra sa i përket këtyre grupmoshave, është një nga lojtarët më të dalluar. Aktualisht nuk ka besimin e drejtuesve dhe tifozëve, por në të ardhmen mund të shohim një tjetër rast Vedat Muriqi. Nuk duhet të harrojmë se edhe ky i fundit ka pasur disa vite rënie në klubet ky luante aqsa shumëkush e quajti të mbaruar, por papritur arriti të shpërthente dhe t’i heshte të gjithë. Pra më shumë sesa të shohësh CV, në këtë rast vlen të shohim vetëm aftësitë e lojtarit dhe moshën e tij, pa e krahasuar me askënd. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online