Të jesh i pari nuk është e lehtë, sepse duhet të dish të mbash presionin. Interi nuk është mësuar të qëndrojë aq lart dhe ndoshta i janë marrë mendtë, sepse sot u mund keqas në shtëpi 3-1 nga Udineze.
Friulanët prej pak javësh drejtohen nga ish-futbollisti i Milanit Masimo Odo, i cili e ka transformuar skuadrën bardhezi në një makinë golash.
Në San Siro sot ishte kthyer edhe Erik Tohir, presidenti i klubit, edhe pse praktikisht nuk shpenzon asnjë euro, ndaj është cilësuar si ters prania e tij.
Santon personazh fatkeq, sepse mbrojtësi bëri gafa të pafalshme, por edhe Interi në tërësi nuk ishte në ditën e vet më të mirë, edhe pse Ikardi fillimisht barazoi golin e Lazanjas për Udinezen. Në pjesën e dytë Udineze përfitoi nga një penallti e dhuruar nga Santon (prekje me dorë në zonë) dhe De Paul nuk fali.
Skriniar goditi traversën për Interin, por në minutën e 77-të Barak goditi në mënyrë fatale shpresat e Interit për pikë. Tashmë Juventus e Napoli janë gati të përfitojnë.