Penalltia në Vlorë, tjetër gafë kundër Flamurtarit

E pabesueshme: Ose Flamurtari është ters nga natyra, ose arbitrat nuk janë në rregull, për të mos thënë ndonjë gjë tjetër.

Edhe sot Flamurtarit iu dha një penallti kundër, që me pamje filmike është e pamundur të vërshëllehet.

U luajt vetëm 45 minuta ndaj Laçit, nën rrebesh, por aq mjaftoi që gjyqtari Juxhin Xhaja të bënte një gafë të rëndë. Kros nga e djathta e sulmit të Laçit, Uzuni preket lehtë nga Siljanovski, me kontakt fillestar jashtë zone dhe laçiani rrëzohet. Përtej faktit që kontakti nisi jashtë zone, edhe prekja është qesharake, nga ato që është turp të konsiderohen faull.

Juxhin Xhaja konsiderohet një ndër arbitrat më të mirë në Shqipëri, por drejtoi edhe Flamurtari-Skënderbeu para pak javësh, ku u shënjestrua nga tifozët vlonjatë për disa episode të dyshimta, së pari një penallti e padhënë pro Flamurtarit. Rastësi ndoshta…

2 thoughts on “Penalltia në Vlorë, tjetër gafë kundër Flamurtarit

  1. Absolutisht simulim i Uzunit. Dhenia e kasaj penalltie nuk duhet te gezoje arbitrin, perkundrazi. Eshte treguar krejt nje idiot ne rastin me te mire dhe eshte per tu perjashtuar nga gjykimi ne cdo rast…! Shikoni se cfare skandali…! Isha ne stadium. Mbetem te shastisur. Tani e shoh edhe ne monitor. Kulmi. Sado te ndryshojme sjelljen ne Vlore kata arbitra meritojne ti shash nga mengjesi deri na darke…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online