Ribaj buzëqesh: Goli është kryesori për sulmuesit

Andi Ribaj më në fund merr frymë i qetë. Në Shkodër pritej shumë prej tij, por goli i parë erdhi vetëm sot, në një kampionat shumë të vështirë për të gjithë në Shkodër. Pas ndeshjes, Ribaj foli për Supersportin.

“Për çdo sulmues goli është kryesori. Shpresoj që të jem zhbllokuar dhe të shënoj sa më shumë, për të ndihmuar Vllazninë. Kjo skuadër ka shënuar shumë, edhe kur nuk kam qenë unë, ndaj nuk di ç’të them.

“A rrezikon Vllaznia? Grupi është mjaft i mirë, po punojmë dhe po japim maksimumin për të dalë nga kjo gjendje, sepse jemi të vetëdijshëm që është një moment shumë i vështirë.

“Pritet sulmues? Për mua është gjë shumë e mirë që të kemi konkurencë në sulm, sepse çdo lojtar motivohet edhe më shumë. Mendoj se mua më bën mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online