Barcelona ka zhvilluar një ndeshje të shëmtuar në “Camp Nou”, teksa janë mundur me rezultatin 4 – 3 nga Real Betis. Skuadra andaluziane u shfaq superiore ndaj kampionëve në fuqi të Spanjës dhe madje fitorja mund të kishte ardhur me një rezultat akoma më të thellë.
Mbrojtësi i talentuar Xhunior Firpo zhbllokoi takimin në minutën e 20-të, ndërsa 37-vjeçari Hoakin thelloi diferencën 14 minuta më vonë. Mesi çoi shifrat në 2 -1 me anë të një 11-metërshi në minutën e 67-të, por gafa e Ter Shtegen në minutën e 71-të, u mundësoi vizitorëve të ktheheshin në avantazhin e dy golave.
Vidal ngushton përsëri diferencën për Barcelonën në minutën e 79-të, por mbrojtja e Barcelonës “pikoi” sërish. Ish-mesfushori i Real Madrid, Serxho Kanales shënoi golin e katër për Betis. “Pleshti” shënoi dy minuta para fundit, por vetëm aq. Barcelona regjistroi humbjen më të thellë në “Camp Nou”, që nga prilli i vitit 2003, kur u mundën 2 – 4 nga Deportivo La Korunja.