“Beteja e Veliajt dhe Dukës”! Edi Rama reagon për herë të parë dhe i tërhequr: E pres me kënaqësi UEFA-n dhe FIFA-n, Veliaj foli si mes çunave të kalçetos

0

Edi Rama ka reaguar për herë të parë rreth betejës që po zhvillohet mes Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës. Kryeministri është i ftuar në emisionin “Open” teksa është shprehur qartë se nuk është i përfshirë në këtë çështje duke ia deleguar gjithë nismën Veliajt.

“Nuk është fare tema jonë si qeveri. Unë thjesht kam bërë një bisedë me kryetarin e Bashkisë pasi doli një përgjim që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha përgjimet janë në kontekste, të dala në konteksti prodhojnë diçka tjetër. Dhe po të na kishin regjistruar tani cfarë folëm e të na fusnin live, ishte toni tjetër.

Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAKu nuk ka lidhje me këtë.

Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret. Veliajn e mora dhe më tha që i qëndroj asaj që ka thënë, pasi ka qenë bisedë mes çunave të kalçetos. Federata ka statutin e vetë, bashkia është aksionare e klubit Tirana, ka ankesa të mëdha dhe thotë që ka prova për farsën e zgjedhjeve. Është beteja e tyre. Sigurisht që do i pres me shumë kënaqësi pjesëtarët e UEFA-s dhe FIFA-s, i kam miq ata”, tha Edi Rama. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.