“Beteja” e Lozanës, Fasone & Co largohen pas 9 orësh seancë, Fasone rrëfen përshtypjet!

Një takim i gjatë, që ka nisur rreth orës 09:30 të ditës dhe që ka mbaruar vetëm pak më parë… Seanca dëgjimore dhe “gjyqi” për Milanin në KAS, duke u mbrojtur nga vendimi i UEFA-s për përjashtim nga Kupat e Europës për një sezon, ka qenë një “ndeshje” e vërtetë.

Vendimi përfundimtar i gjykatësve dhe kolegjiumit të arbitrazhit pritet nesër në mëngjes, teksa ka folur Marko Fasone, administratori i deleguar kuqezi, i cili në seancën e mbajtur foli rreth 1 orë e gjysmë, pra fiks 90 minuta, aq sa zgjat një takim futbolli.

“Eshtë e treta ose e katërta herë që ju jap ndjesi kur mbaron një ditë e gjatë si kjo sot: sot ishte intensive, kemi qenë këtu që në orën 9:30 të mëngjesit, ka pasur kohë mjaftueshëm për të dëgjuar të gjitha palët. Përshtypja është që të gjithë kanë dëgjuar me vëmendje, që kanë shkuar deri në detaje, duke eksploruar aspektet e biznesit, financave dhe ato ligjore: tani paneli ka të gjitha elementët për të gjykuar sipas ligjshmërisë në mënyrën më të mirë”.

“Elliott mund të ketë peshë? Mendoj se po, jemi përpjekur që të vendosim të gjithë mundësinë në termat e sportit ligjor dhe prania e Frank Tuil (në Lozanë për llogari të Elliott), ka dhënë një tjetër mbështetje për tezën që ne i kemi ilustruar UEFA-s në të kaluarën, nëpërmjet dokumentave, por prania fizike në një moment si ky, me ndryshim aksionari në mazhorancë, sigurisht ka domethënie. Prsim që vendimi të vijë nesër në mëngjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online