Në javën e 25-të të Ligës 1 franceze, PSG humbi me shifrat 3-1 ndaj Nantes dhe kjo ishte humbja e tretë e tyre në sezon pas disfatës nga Rennes dhe Manchester City. Megjithatë, cili është emëruesi i përbashkët i të tre humbjeve? Besojeni apo jo, por kur titullarët janë Messi, Mbappe dhe Neymar, PSG humbet.
Rikthimi i Neymar si titullar kundër Nantes nënkuptonte rikthimin e “MMN” në sulm, një treshe magjike që, pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm që kanë, është faktori vendimtar kur bëhet fjalë për mbrojtjen. Djemtë e Pochettino-s u gjunjëzuan 3:1 ndaj Les Canaris në një ndeshje në të cilën ishte edhe një herë evident mungesa e përkushtimit në mbrojtje të tre lojtarëve sulmues të PSG-së. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/