Shokuese/ Presidenti që do Enriko Papën në Rumani trondit: Lojtarët që vaksinohen nuk do të luajnë! Nëse më lini një arm.ë dhe një vaksinë, godas veten me ar.mën

Presidenti i ekipit të njohur në Rumani, Steaua e Bukureshtit, është Gigi Becali. Kjo skuadër doli në kërkim të Enriko Papës në kohët e fundit, por lojtari shqiptar është “i prangosur” nga presidenti i klubit të Botosan-it, që nuk e lëshon për asnjë mënyrë. Por le të kthehemi pak te Becali, që gjithmonë njihet si natyrë kontroverse dhe shkakton polemika me komentet e tij. Në një televizon në Rumani, presidenti i Steaua-s është shprehur se do të përjashtojë të gjithë lojtarët nga 11-titullare nëse vaksionohen, për të dalë kështu kundër rrymës.

“Po të kisha një ar.më dhe një vaksinë në tavolinë, më mirë të merrja një ar.më dhe të qëlloja veten në kokë. Nëse dikush është i vaksinuar, nuk luan te ne. Unë nuk i diskriminoj njerëzit. Ata që u vaksinuan te ne e bënë për qejf. Të gjithë lojtarët tanë që janë në fushë nuk do të vaksinohen. Besoj te mjekësia, por besoj edhe te Zoti. Unë nuk besoj në barna të falsifikuara. Unë u besoj shkencëtarëve. Kam lexuar, thonë shkencëtarët, se vaksina përmban oksid grafeni dhe vr.et njerëzit. E lexova atë. Të gjithë janë dorë për dore! Dua që lojtarët e mi të mos vaksinohen më.

Do të shihni pas dy-tre vjetësh se çfarë do të ndodhë. Unë them atë që mendoj, dhe platforma Ro Vaccinare thjesht gënjen. Mjekët në klinikën time thonë se vaksina ka efekte anësore vdekje.prurëse. Imunizimi antikovid fitohet ekskluzivisht në mënyrë natyrale. Janë të gjithë dorë për dore pas kësaj teorie, si mund t’u besoj juve? Unë besoj në shkencë dhe mjekësi, por jo në mjekë që vra.sin njerëzit me vetëdije duke i vaksinuar me oksid grafeni. Duhet të ndalojmë ata që janë vaksinuar. Deri më tani nuk e kam thënë se kisha frikë, por tani njerëzit e kanë parë që vaksina nuk është e mirë. Më lejoni t’ju them të vërtetën tani.

Kreta, Vinicius, Thanase, si dhe Vali Gjergji u vaksinuan. Nuk jam duke u përpjekur të ndikoj tek ata. Unë nuk i detyroj, por u them mendimin tim. Problemi i tyre është se janë vaksinuar. Unë mendoj se ata që janë vaksinuar po humbasin forcën në fushën e lojës. Kjo është arsyeja e vetme pse nuk luajnë, sepse nuk kanë energji”, tha Becali duke tronditur opinionin sportiv. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online