Granada nuk humbet kohë me Myrto Uzunin. Ekipi spanjoll ka nënshkruar kontratën me sulmuesin shqiptar, për t’i dhënë rinovim dhe tjetër jetëgjatësi. Tashmë sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Granadas deri në 2026.
Gjithashtu Uzuni do të përfitojë shifër më të mirë në pagesë. Tërësisht e merituar kjo pasi lojtari shqiptar po e mban Granadan në tonus që të jetë pranë objektivit për t’u rikthyer në La Liga, madje duke kaluar edhe ish-sulmuesin e Realit të Madridit, Callejon, që nuk e ka të njëjtin efekt në skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?? ???????: Myrto Uzuni, renovado hasta 2026.#??????????? ??
— Granada CF ???? (@GranadaCF) October 23, 2022