Historia e veçantë/ Zgjodhi Suedinë për të bërë hapa para në karrierë, Shqipëria e la në vendin e fundit të grupit dhe jemi një fitore larg kualifikimit

Lojtarët shqiptarë bëjnë gjithmonë kalkulimet e tyre dhe shpeshherë zgjedhin që të vendosin me tru, jo me zemër, sa i përket Kombëtares që do të përfaqësojnë. Një prej tyre ishte edhe Albin Gashi, i cili ka zgjedhur që të luajë për Suedinë U-17. Kjo e fundit ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë U-17 për eliminatoret e Europianit.

Pas përmbysjes që kuqezinjtë i bënë në ndeshjen e parë, tashmë Suedia ndodhet në vendin e fundit të grupit dhe shihet pa asnjë shpresë për kualifikim. Së bashku me Gashin, që e nisi nga minuta e parë ndeshjen e sotme ndaj Uellsit që përfundoi 3-3, pasi ishte gjendur në stol kundër Shqipërisë. Ndërkohë nga ana tjetër, Kombëtarja jonë nëse arrin të fitojë ndaj Uellsit kalon në fazën tjetër të Europianit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online