Besëlidhja befason në transfertën me Skënderbeun, një supergol i prish mbrëmjen dhe llogaritë korçarëve

Besëlidhja ka surprizuar në ditën e sotme kundër Skënderbeut. Pavarësisht momentit të vështirë në Kategorinë e Parë, kjo skuadër arriti që të merrte barazimin 1-1 në transfertë me Skënderbeun. Pusi realizoi golin e parë të takimit në minutën e 12.

Ndërkohë barazimi do të vinte nga Nunes, i cili në minutën e 75 lëshoi një silurë nga distanca që u ndal në rrjetë. Skënderbeu u hodh i gjithi në sulm duke kërkuar golin e fitores në fund, por pa ia dalë me sukses. Kështu korçarët mbajnë vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Besëlidhja ndodhet në të 11. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online