Shtatë takime të luajtura sot në Kategorinë e Parë dhe janë disa ekipe që vihen në ndjekje të Vllaznisë kryesuese. Besëlidhja ka bërë detyrën në shtëpi kundër Velecikut, edhe pse u gjend në disavantazh.
Plishta për miqtë shënoi për koplikasit, ndërkohë që Kamara dhe Hepaj shënuan golat që përmbysën gjithçka. Fitore edhe për Erzenin, që iu fal golit ta Dragoshit kundër Burrelit. Ndeshja tjetër e grupit A ishte ajo mes Vorës dhe Ilirisë. Turkaj për miqtë dhe Myslimi për vendasit shënuan nga një gol dhe ky takim u mbyll 1-1.
Në grupin B janë mbyllur në barazim pa gola sfidat Apolonia-Bylis dhe Egnatia-Lushnja. Rrogozhinasit ruajnë kreun e klasifikimit. Oriku ngjitet i dyti, pasi ka mposhtur me golin e Kongjonit në shtesë skuadrën e Pogradecit. Elbasani zhytet edhe më shumë, pasi është mundur nga Turbina në derbi me rezultatin 2-1. Ejoh dy herë shënoi për cërrikasit, kurse për verdheblutë realizoi Ezike.
KATEGORIA E PARË – JAVA 3
GRUPI A
E shtunë, më 22 shtator, ora 16:00
Besëlidhja – Veleçiku 2-1
Shënues: Kamara 38′, Hepaj 65′ / Plishta 27′
Erzeni – Burreli 1-0
Shënues: Dragoshi 19′
Vora – Iliria 1-1
Shënues: Myslimi 90′ / Turkaj 38′
E diel, më 23 shtator, ora 16:00
Shënkolli – Korabi
E premte, më 21 shtator, ora 16:00
Vllaznia – Dinamo 2-0
Grupi B
E shtunë, më 22 shtator, ora 16:00
Oriku – Pogradeci 1-0
Shënues: Kongjoni 95′
Egnatia – Lushnja 0-0
Turbina – Elbasani 2-1
Shënues: Ugo 6, Ejoh 63′ / Ezike 15′
Apolonia – Bylis 0-0
E diel, më 23 shtator, ora 16:00
Tomori – Besa