Besa merr mbrojtës te Kamza, ka edhe largime

Besa po bëhet gati për nisjen e sezonit të ri dhe drejtuesit po mundohen të përforcojnë ekipin. Deri më tani ka pasur disa afrime, kryesisht elementë të rinj kavajas dhe jo vetëm. Ditën e sotme ka pasur një risi.

Nën urdhrat e trajnerit Gentian Begeja është vënë mbrojtësi i majtë Alken Agalliu, i cili gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Kamzës në Superiore. Më parë ai ka qenë pjesë e Turbinës dhe Partizanit B. Por nga Besa ka edhe dy largime.

“Ekipi i rikthehet stërvitjeve. Pas dy ditëve pushim ekipi është rikthyer ne grumbullim në Pogradec për te vazhduar javën e fundit të fazës përgatitore. Me ekipin është bashkuar dhe Alken Agalliu ndërkohë janë larguar Denis Brahimaj dhe Edmond Hoxha”, njofton klubi kavajas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *