Besa “blindohet”, vjen një ganez në sulm

Dëshira e madhe të gjithë faktorëve për të ndërtuar një Besë me pretendime, nuk ka të ndalur. Presidenti Nexhat Bizhdili synon që ta rikthejë skuadrën në elitë, e jo më kotë është duke punuar me merkaton në mënyrë intensive, natyrisht edhe duke u konsultuar me trajnerin Artion Poçi dhe stafin e tij. Deri më tani, gjithçka duket në rrugë të mbarë… Bëhet fjalë për afrime të lojtarëve cilësore, që mund të konsiderohen madje për çdo ekip si “artileri” e rëndë. Emrat e mesfushorit Meglid Mihani, që do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, qendërmbrojtësit Erand Hoxha, mesfushorëve Mirel Duka e Veton Shabanit, apo sulmuesve Emrush Kaloshi e Aldo Dervishi, portierit të ri por me shumë perspektivë Ariol Kaloshi, iu shtuan dy të ardhurit e djeshëm që u paraqitën dhe kryen stërvitjen e parë te skuadra e Besës. U bë më në fund fakt, falë ngulmimit të presidentit Nexhat Bizhdili, që të afrohej qendërsulmuesi kryeqytetas Mario Morina, por shpresohet edhe te mbrojtësi shtatlartë Ervis Kaja dhe të dy mund të konsiderohen, përtej të tjerëve, si një garanci më shumë për të rritur dukshëm nivelin e pretendimeve të Besës në sezonin e ri. Jo thjeshtë duke garuar “rrotë më rrotë” me konkurrentët e tjerë, por duke kërkuar hapur sfidën ndaj tyre dhe siguruar përmbushjen e pretendimeve maksimale.

TAHIRU – Dje, te Besa ka ardhur edhe një lojtar tjetër, ndoshta më pak i “njohur”. Qendërsulmuesi ganez Jusuf Tahiru, i datëlindjes 04.08.1992 që ka luajtur gjatë sezonit të fundit në radhët e skuadrës së Mamurrasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online