Berluskoni: Nuk më mungon Milani, te Monza duam lojtarë pa vathë e mjekra!

Silvio Berluskoni bleu klubin e Milani në vitin 1986 për ta shitur atë në vitin 2017. Gjatë periudhës që ai ishte president, kuqezinjtë fituan gjithçka nëpërmjet një futbolli spektakolar dhe tifozët e “Djallit” shijuan emocione të paharrueshme.

82-vjeçari vendosi në verë të blinte Monzën, ekip që garon në divizionin e tretë të futbollit italian. Milani nuk i mungon dhe në prononcimin e dhënë për “La7”, Berluskoni tregon se bleu Monzën prej insistimit të krahut tij të  djathtë, Adriano Galianit.

Të dy bashkë kanë objektiva të mëdha për të arritur, por mbi të gjitha duhen ruajtur disa principe bazë, që Berluskoni i shpjegon më poshtë.

Nuk më mungon Milani dhe as darkat elegante. Darkat ishin diçka simpatike, nga të cilat kanë dalë shumë të pavërteta ndaj meje. Sa i përket futbollit, unë bleva Monzën prej insistimit të Galianit. Duam të ndërtojmë një skuadër model së bashku, të përbërë nga italianë të rinj, nga djem të pastër pa mjekra, tatuazhe, apo vathë. Nëse shkaktojnë një faull, duhet t’i kërkojnë ndjesë kundërshtarit dhe duhet të kenë respekt maksimal për gjyqtarin. Kur të firmosin autografe, duhet të shkruajnë saktë emrin dhe mbiemrin e tyre. Shqetësimi ynë më i madh nuk është kalimi në Serinë B, apo Serinë A, por të ndërtojmë një skuadër shembullore”, përfundon presidenti më fitues i botës së futbollit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *