Këshilla për të gjithë. Për Rinon Gatuzon, që duhet të ndryshojë modul dhe të kalojë te skema 4-3-1-2, dhe për Xhejms Palotën, që duhet të qëndrojë më pranë Romës së tij. Silvio Berluskoni ndërhyn për mikrofonat e “Radio Radio” dhe thotë të tijën për verdhekuqtë dhe kuqezinjtë.
MILAN – “E pashë gjysmëfinalen e vajtjes në Kupën e Italisë mes Milanit dhe Lacios? Po, e pashë ndeshjen. Jo keq, edhe pse moduli i këtij viti vazhdon të mos më pëlqejë. Moduli më i mirë është më dy sulmues dhe me një fantazist pas tyre. Bonaventura është i aftë, Suso mund të jetë një sulmues i dytë i mrekullueshëm dhe ka disa sulmues të parë me karakteristika super (Kutrone, Kaliniç dhe Silva). Por, me një sulmues të vetëm, Suso dhe Bonaventura qëndrojnë në të hapur në krah. Edhe nëse driblojnë një, dy ose tre, maksimumi mund të japin krosime dhe të mos godasin portën. i vetmi sulmues në gjithë kampionatin e shkuar, që u kontrollua mirë nga mbrojtja, nuk mundi të shfrytëzonte krosimet. Ka pasur ndeshje pa asnjë goditje në portë brenda zonës”.
ROMA – Kur e pyesin për t’i dhënë një këshillë padronit të Romës, Xhejms Palota, Berluskoni tregon modelin… Berluskoni: “Unë kërkoja që të isha i pranishëm në çdo ndeshje për t’i dhënë djemve besim dhe sidomos për t’i motivuar. Madje, i shtyja edhe të shënonin dhe i thoja numrin e golave që mund të bënin. Një skuadër futbolli duhet të jetë si një familje, presidenti duhet të jetë një baba dhe një vëlla i madh dhe të gjithë duhet ta ndjejnë stimulin e tij. Kam qenë presidenti i skuadrës së futbollit më fituese në historinë botërore. Palota të ndjekë shembullin tim”.