Merkato bllof, tifozët e Interit sulmojnë Suningun

Nga Ramires te Pastore, shumë emra dhe asnjë afrim “big”. Vetëm Rafinja dhe Lopez nuk ndalin revoltën e publikut zikaltër, që kanë akuzuar pronarët në rrjetet sociale. Të shtunën, kontestimi

Merkato dimërore sapo është mbyllur, por te Interi nisin kontestimet sepse nga ajo që u tha dhe premtua ka mbetur shumë pak, për të mos thënë “asgjë”… Populli zikaltër, i bindur se në ditët e fundit të merkatos së janarit do të ndodhte diçka, është zhgënjyer ashtu si në verë: dy goditjet e vetme (Rafinja dhe Lopez) u konsideruan si të pamjaftueshme në krahasim me situatë e skuadrës. Shumë tifozë janë revoltuar dhe kanë marrë për shënjestër Instagramin e Steven Zhang, i biri i padronit zikaltër Zhang Zhindong, duke komentuar me fyerje në postimet e fundit.

Tema e mesazheve është e kuptueshme: shumë tym dhe pak mish, emrat e mëdhenj që u trumbetuan nuk janë më dhe u zhdukën ashtu sikurse edhe u shfaqën, duke qëndruar vetëm premtime elektorale… “Një ditë, familja Zhang duhet të na shpjegojë se çfarë plani 5 vjeçar ka për Interin, për projektin, për fuqizimin dhe arritjet. Duhet ta bëjë me qetësi dhe durim, për ata tifozë që çdo fundjavë mbushin stadiumin”, shkruan njëri prej tyre.

Ramires e Pastore – Diskutimet për afrimin e mundshëm të Havier Pastores kanë nervozuar dhe jo pak interistët, në veçanti, ashtu si fjalët e drejtorit sportiv Auzilio, që e ka quajtur një negociatë “kurrë të lindur vërtet”. Fakti që “Flaco” nuk ka ardhur ka bërë që të bllokohet edhe një operacion në dalje (Brozoviç te Sevilja), dhe i shtohet telenovelës “Ramires”, e mbyllur me asgjë dhe probleme të lidhura me rrogën. Të tjera sugjestione, si ato të lidhura me Starrixh dhe Mkitarian, kanë avulluar me shpejtëis.

Krotone – Nga ambientet ultrase filtrojnë lajme se pritet një qëndrim i fortë për sfidën brenda fushe, pra në “San Siro”, përballë Krotones së një ish-zikaltri, që sigurisht do të marrë duartrokitje. Bëhet fjalë për Valter Zengën, ndërsa në fushë mund të jetë edhe Arlind Ajeti. Ndërkohë, te Suning heshtin dhe nuk dihet edhe për sa kohë do ta bëjnë po që kur gjërat kanë marrë tatëpjetën në kampionat, askush nuk është ndjerë më.

Spaleti – Trajneri zikaltër ka folur sot në lidhje me merkaton dhe fjalët e tij nuk lënë hapësirë për interpretim, sepse zhgënjimi duket qartë: “Nuk i mbrojtëm tifozët nga pritshmëritë false dhe kështu ata u zhgënjyen. Bëhet shumë kaos në mendjen e lojtarëve, që mendojnë se do t’i largojnë. Shkruani dhe thoni se unë dua lojtarë, se nuk jam i kënaqur me ata që kam, por nuk më njihni dhe nuk keni folur asnjëherë me mua. Nuk kam bërë asnjë kërkesë, jemi në rregull, edhe pse momenti nuk është pozitiv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online