Dortmundi, në Këln me “armën” Batshuaji

Borusia e Dortmundit shkon drejt Këlnit me synim marrjen e tre pikëve. Takim i veçantë për trajnerin austriak Peter Shtëger që do përballet me ekipin të cilin e drejtoi për katër vite.

Faza e dytë e kampionatit gjerman nuk ka nisur siç pritej për djemtë e Shtëger, tre barazime radhazi e bëjnë detyrim fitoren kundër ekipit të Këlnit të cilët ndodhen në vendin e fundit të tabelës.

Trajneri i Dortmundit deklaroi se ekipi ka kualitetin e duhur për të fituar ndeshjen pavarësisht shitjes së sulmuesit nga Gaboni Obamejang.“Kemi lojtar të shkëlqyer me eksperiencë si Rojs, Shyrle dhe Kastro si dhe të rinj të talentuar si Pulisiç, Sanço dhe Isak që e kanë treguar se janë të aftë të luajnë në nivele të larta”- tha trajneri i Borusias së Dortmundit gjatë konferencës për shtyp.

Shtëger la të hapur mundësinë e aktivizimit që nga minuta e parë të sulmuesit të sapoardhur nga skuadra e Çelsit Miçi Batshuaji,ndërsa blerja tjetër qendërmbrojtësi zviceran Manuel Akanxhi do të jetë në stolin e rezervave.

Në aspektin personal kjo është një ndeshje shumë e veçantë për trajnerin e Dortmundit: “Kam kaluar shumë vite të bukura me skuadrën e Këlnit dhe natyrisht që kam krijuar lidhje shumë të forta me klubin, tifozët dhe qytetin, por nesër në fushën e lojës unë dhe djemtë e mi do mendojmë vetëm për fitoren”..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online