Zerolandia… Në tokën ku pika duket një utopi dhe ku Seria A është kthyer në një tmerr pa fund. Benevento provon që të marrë, me dëshirë, sakrifica dhe shumë grintë barazimin e parë këtë sezon, por dorëzohet nga një goditje kirurgjike e Brajan Kristantes, që nga jashtë zone mposht portierin e ekipit verdhekuq. Kështu, skuadra e Memushajt dhe Gjimshitit koleksionon humbjen e 14-të radhazi duke vendosur rekord historik dhe tashmë duke pritur me agoni fundin e këtij kampionati.
https://www.youtube.com/watch?v=P0-NoWw2Bs0
Dhe, ai që vendos një gurë më shumë mbi shpinën e skuadrës mike është portieri shqiptar, Berisha, që bën një mrekulli përballë Armenterosit. Muri i Beneventos rezistoi për 75 minuta, por më pas ra… Javën e ardhshme, përballja me Milanin e Gatuzos. Memushajt u aktivizua vetëm në minutën e 80-të, ndërsa Berat Gjimshiti luajti në gjithë takimin.
Sakaq, presidenti i Beneventos, Vigorito, u shpreh: “Merkato në janar? Më mirë i çoj paratë në Afrikë, për bamirësi…”