Berisha shënon në Japoni, i pandalshëm edhe në Champions

“Besart Berisha means business”, shkruan faqja zyrtare e Melburn Viktori në Australi. “Besart Berisha është bast i sigurt”, mund të përkthehet në shqip, për të dhënë idenë sa shumë e vlerësojnë sulmuesin shqiptar në Melburn.

Sot skuadra e Berishës luajti në Japoni, duke u ndeshur me Kavasaki Frontalen, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Champions League të Azisë. Përfundoi 2-2, me Berishën që shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 36- të. Një gjahtar i vërtetë goli, Berisha u tregua i shkathët në zonë për të çuar në rrjetë topin.

Është goli i 13-të sezonal për Melburnin, goli i tretë në 4 ndeshjet e fundit, ndërsa kurioz është fakti se në Japoni Berisha ka shënuar edhe në vitin 2012, kur luante për Brisbën Ror kundër FC Tokios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *