Portieri i kombëtares shqiptare, Ertrit Berisha, foli para mikrofonit të “rtsh” pas përfundimit të takimit ndaj Skocisë. Prishtinaliu tha se skuadra ka shumë për të përmirësuar dhe u shfaq shumë i zhgënjyer për paraqitjen e dhuruar mbrëmjen e sotme.
“Për mua është gjithmonë nder të kontribuoj për kombëtaren, megjithëse sot nuk pata shumë mundësi të bëj. Janë gjëra që ndodhin, jemi në një moment jo të mirë. Do të tregojmë dobësi në rast se ulim kokën dhe dorëzohemi”.
“Kemi bërë ndeshje të mira dhe jo të mira. Kemi vështirësi kur nuk luajmë për t’u kualifikuar, këtu fillojnë dhe mundësitë të pakësohen”.
“Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, sidomos të dimë si ekip që çfarë mundësish kemi dhe ku jemi. Në ekip ka kualitete, por në rast se nuk do të jemi në 100 do të kemi vështirësi. Duhet të bëjmë sa më pak gabime, pasi ndeshjet e fundit kemi bërë shumë dhe kanë qenë fatale”.
MUNGESË LIDERI ? – “Unë mendoj që nuk është puna vetëm te lideri. Janë disa gjëra të tjera që na nevojitet një lojtar për të bërë diferencën, pasi deri tani nuk e kemi pasur. Na mungon pak kualiteti në fushë dhe si ekip duhet të punojmë fort për të arritur një rezultat pozitiv. Nëse nuk luajmë si ekip nuk mund të bëjmë mirë”.
“Janë të shumta gabimet që na kanë penalizuar në fushë. Më përpara kemi pasur ndoshta dhe fatin me vete, por kemi qenë shumë kompakt si ekip. Si në mbrojtje po ashtu dhe në mesfushë. Gjithashtu vazhdimësia e ndeshjeve të mira na ka dhënë më shumë besim. Tashmë kjo gjë nuk ka ndodhur, prandaj dhe ka ardhur kjo formë”.
PANUÇI – “Me siguri që trajneri ka bërë shumë gjëra që jemi të kënaqur me punën e tij, por ndonjëherë nuk shkojnë siç duhet. Nuk duhet kritikuar vetëm trajneri pasi jemi shumë lojtarë në kombëtare dhe secili nga ne ka një pjesë faji. Si kur humbim, ashtu dhe kur fitojmë duhet të jemi bashkë.