Bëri zgjedhjen e çuditshme për Kombëtare, Malajzia fton lojtarin shqiptar në kualifikueset e Botërorit 2022

Një zgjedhje e çuditshme që i surprizoi të gjithë shqiptarët ishte ajo e Liridon Krasniqit. Ky i fundit parapëlqeu të përfaqësonte Kombëtaren e Malajzisë, vend në të cilin edhe ka luajtur si lojtar. Megjithëse ende nuk ka debutuar me aziatikët, pritja duket se nuk do të jetë e gjatë.

Kombëtarja e Malajzisë ka publikuar listën me 25 futbollistët e grumbulluar për 3 ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Botërorin Katar 2022. Në qershor Krasniqin e presin përballjet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnamin dhe Tajlandën. Momentalisht skuadra aziatike mban vendin e dytë në grup dhe është pranë sigurimit të kalimit në fazën tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *