Bëri lëmsh Derbin e Italisë, Orsato degdiset në Katar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sfida mes Interit e Juventusit, që praktikisht vendosi fatet e titullit në Itali, u pasua me polemika të jashtëzakonshme në lidhje me arbitrimin, sepse Daniele Orsato e bëri lëmsh, duke lënë Interin me 10 lojtarë që në fillim e duke mos ndëshkuar Juventusin për faulle identike.

Që atëherë Orsato nuk ka gjykuar asnjë ndeshje, ndërsa tani ikën fare nga Italia. Nuk bëhet fjalë për arratisje, por transferimi në Katar duket si mënyrë për ta fshehur nga Seria A.

Federata Italiane ka një program bashkëpunimi me Federatën e Katarit dhe ka dërguar në Azi arbitrin, që do të drejtojë një ndeshje kampionati më 12 maj.

Me siguri programi i bashkëpunimit nuk është nga ata me shkëmbime, sepse do duhej një arbitër nga Katari në Serinë A, për të fituar eksperienca të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *