Bëri gol dhe doli me karton të kuq nga festa, Berisha: E harrova fare! I thashë djemve që e bëra detyrën time…

Vllaznia-Skënderbeu, kjo do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. Bardhekuqtë po tregojnë gjithnjë e më shumë se po kapin ritmin e duhur nën drejtimin e Memellit dhe këtë e dëshmon edhe fitorja e sotme kundër Teutës me shifrat 0-2. Ndërkohë në krahun tjetër Vllaznia ka mposhtur për herë të parë Laçin për këtë sezon, një fitore kjo që në fund festohet me biletën për në finale. Në përfundim të të dy takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në Supersport:

Berisha (Skënderbeu): “E harrova që e kisha kartonin e verdhë, por djemtë më premtuan se do të shkonin në finale. Ishte gëzim i momentit dhe ndodhi, nuk do të luaj në finale, por do ta fitojmë këtë Kupë. I thashë djemëve pas ndeshjes me detyrë: “Unë e bëra detyrën time, tani është radha juaj”.

Duro (Laçi): “Po luanim mirë deri në momentin e golit. Ishte e pafalshme vendosja jonë në atë goditje standarte. Unë parashikova një ndeshje që mund të shkonte edhe në shtesë. Goli i dha shumë zemër kundërshtarëve dhe luanin në shtëpinë e tyre. Unë e di se kush e ka përgjegjësinë, por nuk ka rëndësi. I kisha ndarë detyrat në ato goditjet standarte dhe se kush është shtatlarti. Vllaznia vetëm po mbrohej dhe po bëhej e mërzitshme pastaj. Shikoje Vllazninë vetëm duke stimuluar, dukë rënë në fushën e lojës dhe duke mbajtur minutat”.

Martini (Teuta): “U dënuam nga një penallti që në sekondat e para. E njëjta penallti që na u dha vjet edhe në Shkodër nga i njëjti arbitër. Kemi marrë tre kartonë për 10 minutat e para. Çfarë mund të ndryshoj në ndeshjen e radhës kunëdr kampionatit? E para uroj që të mos kemi prap Jorgjin si arbitër. Pastaj dhe nuk duhet të nervozohemi se me nerva nuk shkojmë askund. Do ta analizojmë ndeshjen me qetësi dhe të shohim përpara. Ishte i gjithi nervozizëm që u shkaktua nga vendimet e arbitrit”.

Thomas Brdaric (Vllaznia): “Jam shumë i lumtur për ekipin, për tifozët, për ekipin se e meritonte këtë moment. E të shijosh momente të tilla duhet të punosh shumë. Ka disa ditë me diell dhe të tjera me shi, e kuptuam se duhet të ishim gjithmonë bashkë. Kështu dolëm nga kriza se dolëm si një ekip dhe kjo na diferencon nga ekipet e tjera. Me filozofinë time i them djemëve se suksesi nuk vjen sot ose nesër, ne duhet të punojmë gjatë.  Nuk duhet të fluturojmë, por rruga është vetëm e drejtë. Pak ditë më parë kanë thënë të gjithë se ne nuk mund të bënim asgjë, nuk na kanë besuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online