Kampioni aktual i Evropës, Manchester City do të luajë të mërkurën në Beograd ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Duke qenë se “qytetarët” tashmë kanë kaluar më tej me pesë fitore të arritura, udhëtimi në Serbi nuk është interesant për tifozët e kësaj skuadre dhe miqtë nga Mançesteri nuk do të kenë mbështetje nga tribuna.
Arritja në Beograd dhe Serbi për ndeshjen me Crvena Zvezdën nuk ishte absolutisht me interes për askënd. City ka konfirmuar se po pezullon shitjen e paketave të biletave për ndeshjet jashtë fushe në kryeqytetin e Serbisë. Nuk ka pothuajse asnjë interes dhe nuk do të ketë asgjë nga një ardhje e organizuar.
Shpjegimi për këtë situatë është mjaft i qartë. Ndeshja është e parëndësishme dhe anglezët nuk janë të tërhequr për momentin që vijnë në Beograd. Të gjithë ata që mund të kenë blerë bileta më herët do të kontaktohen nga klubi për të gjetur një marrëveshje alternative për udhëtimin. Ky është një poshtërim për Serbinë, Beogradin, por edhe Zvezdën, të cilët nuk e prisnin këtë lloj reagimi nga Mançesteri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/