Ndodh në ndeshjen e Shalkes në Gjermani, arbitri vërshëllen për fundin e pjesës së parë në minutën e…83

Një rast tërësisht i rallë ka ndodhur dje në ndeshjen e Bundesligës 2 mes Hansa Rostock dhe Shalke 04. Arbitri ka vërshëllyer për fundin e ndeshjes në minutën e 83, ku lojtarët ishin të detyruar për të shkuar në dhomat e zhveshjes.

Vërtet e habitshme, por kjo situatë është e kuptueshme tanimë. Ndeshja u ndërpre në fund të pjesës së parë për shkak se në tribuna, tifozët vendas kaluan murin mbrojtës të vendosur dhe u drejtuan drejt sektorit ku gjendeshin tifozët e Shalkes.

Ndeshja u ndërpre për 28 minuta, më pas arbitri ktheu lojtarët në fushën e blertë. Minutat po vazhdonin sikur ndeshja të kishte ecur normalisht dhe për këtë arsye, arbitri vërshëlleu për fundin e pjesës së parë në minutën e 83, kur normalisht kjo duhej të ndodhte në minutën e 45. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online