Karim Benzema duket se është i lumtur në Madrid. Sulmuesi francez ka folur për kanalin e klubit duke treguar për përgatitjet, pritshmëritë për edicionin e ri, por jashtë vëmendjes nuk ka lënë dhe trajnerin e ri, Lopetegui.
OBJEKTIVAT – “Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë trofe, pasi ky është qëllimi ynë, që të jemi gjithnjë fitues. Në aspektin personal dua që të bëj më mirë se edicionin e shkuar dhe të punoj për të bërë më të mirën për këtë klub. Duhet që të bëjmë më mirë se edicionin e shkuar dhe të vijojmë të shkruajmë historinë për këtë klub”.
PËRGATITJET – Ne jemi duke punuar shumë mirë në fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri. Kemi një punë mjaft të ngarkuar, por e dimë se është në të mirë të skuadrës për sezonit që na pret.
LOPETEGUI – E dimë se është një trajner që preferon që skuadra e tij të posedojë topin dhe të luajë futboll. Ai na këshillon shumë për momentet kur ne e humbasim topin, duke kërkuar që të bëjmë presion gjatë gjithë kohës.
TROFETË: – “Nuk e kisha imagjinuar se do të fitoja kaq shumë trofe, kur kam firmosur me këtë klub. Jam shumë i lumtur këtu”.