Bënë festë se do ndesheshin me Barçën! Ekipi i ligës së tretë befason katalanasit, hasin vështirësi edhe me 81% mbajtje topi

Unionistas de Salamanka është duke barazuar me shifrat 1-1 me Barcelonën. Dy ekipet spanjolle po përballen më njëri-tjetrin në Kupën e Mbretit, në fazën e 1/8-ve. Unionistas de Salamanka eliminuan Vijarealin në raundin e mëparshëm dhe shpërthyen në festë kur mësuan se kundërshtari do të ishte Barcelona.

Skuadra e ligës së 3-të duket se është motivuar së tepërmi nga përballja me katalanasit, aq sa i ka befasuar në pjesën e parë të takimit. Alvaro Martini ka shënuar në minutën e 31-të të ndeshjes për Unionistas, ndërsa Ferran Torresi ka barazuar në minutën e fundit të pjesës së parë. Pavarësisht se lojtarët e Barcelonës kanë zotëruar topin për 81% të kohës, kanë hasur vështirësi për të ndëshkuar skuadrën nga Salamanka. Në lojë mbeten edhe të paktën 45 minuta të tjera për të përcaktuar fituesin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online