Bën rolin e liderit dhe i ka ofruar ndihmën e tij Brojës, sulmuesi shqiptar: Ka luajtur gjatë në Premier League, më stërvit gjatë lojës

Armando Broja përjetoi fundjavën më të bukur në karrierën e tij, teksa arriti të festonte golin e parë në Premier League. Por për të mbërritur deri te goli padyshim që merita i takon shokut të tij të skuadrës, Nathan Redmond-it, i cili e nxorri në një pozicion vetëm për vetëm me portierin. Me 243 paraqitje në nivelin më të lartë të futbllit anglez, Rendmond është një nga emrat më të rëndësishëm në radhët e Southamptonit. Eksperiencën e madhe të tij lojtari anësor ka vendosur ta ndajë edhe me talentet e reja në skuadër, si Broja dhe Livramento.

Redmond ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar dy futbollistët e Chelsea-t për tu rritur edhe më tepër në lojën e tyre. Ndihmën e tij e jep sa herë e kërkon nevoja, qoftë në fushën e lojës e qoftë gjatë seancave stërvitore. Armando Broja ka nisur ta ndjejë peshën e liderit që Redmond ka në ekip dhe që në kaq pak javë ka filluar të mësojë prej tij. Këtë e pranon vetë sulmuesi shqiptar, i cili është shprehur se me të e dinte mjaft mirë se çfarë të bënte në fushë.

“Ai ka luajtur në Premier League për një kohë të gjatë. Ai ka përvojë, di gjithçka. Është një lojtar i madh për të luajtur me të, sepse ai të stërvit gjatë lojës. Ai të thotë se ku të jesh, të thotë kur ta mbulosh. Asnjëherë nuk u ndjeva sikur isha jashtë lojës, e dija saktësisht se çfarë po bëja“, ka thënë Armando Broja./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online