Ish-sulmuesi i kombëtares së Uellsit, Kreig Bellami, është akuzuar nga prindërit e një ish-lojtari të akademisë së Kardif Sitit, për bullizëm ndaj djalit të tyre 17-vjeçar. Alfi Mejdën, një adoleshent anglez, i cili prej disa vitesh ishte pjesë e akademisë së klubit uellsian, pretendon se trajneri i tij Kreig Bellami e ngacmonte shpesh me dhunë verbale dhe sharje ksenofobike.
“Në vitin e parë te Kardifi, Alfi ishte shumë i lumtur dhe i kënaqur me shokët e trajnerët. Por, sapo erdhi Bellami, gjithçka ndryshoi. Ai filloi të më thonte, më hiqni sa më shpejt nga kjo skuadër”, tha mamaja e lojtarit.
Klubi i Kardifit pritet të marrë masa disiplinore ndaj Bellamit, për të cilin duhet thënë se ka qenë një lojtar shumë problematik në karrierën e tij si lojtar me klube të ndryshme angleze.